Rasmussen flet sot rreth krizës në Ukrainë

Kriza në Ukrainë do të jetë tema kryesore për të cilën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të flas gjatë një konference që do ta mbajë sot në Bruksel, në selinë e NATO-s.

Aleanca e ka dënuar aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë.

Aleanca gjithashtu e ka akuzuar Moskën se nuk po ndërmerr asnjë veprim, për ta qetësuar situatën në lindje të Ukrainës, ku seperatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e disa objekteve dhe qyteteve.

Rasmussen e ka akuzuar Rusinë se po vepron më shumë si kundërshtare sesa si një partner.

Share Button