Raporti i OKB: Qeveria e Assad sulmoi me gaz Sarin në muajin prill

Një raport i OKB ka gjetur fajtor qeverinë e Sirisë për sulmin kimik vdekjeprurës në një qytet në veri perëndim të vendit në 4 prill.

Sipas raportit thuhet se Damasku përdori agjent nervor Sarin në Khan Sheikhoun, duke vrarë më shumë se 80 persona.

“Raporti i sotëm konfirmon atë që prej kohësh ne e kemi ditur”, tha ambasdorja i amerikan në OKB, Nikki Haley.

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe aleati i tij Rusia kanë thënë në mënyrë të përsëritur se incidenti ishte i fabrikuar.

Ndërkohë opozita siriane dhe fuqitë perëndimore kanë thënë se ishte një sulm ajror i qeverisë sirianë në atë zonë.

Share Button