Raporti: Ilia Karelit i ishte hequr zemra

Në trupin e i Ilia Karelit mungonte zemra. Ky është konstatimi i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të cilët kanë dorëzuar raportin ekzaminimit dhe këqyrjes së trupit të të ndjerit, pranë Prokurorisë së Fierit.  Pak ditë më parë, zyrtare të Mjekësisë Ligjore verbalisht e mohuan një gjë të tillë, por në raportin me shkrim dorëzuar organit të akuzës, ata ndër shumë dëmtimeve të tjera të konstatuara, kanë fiksuar edhe mungesën e zemrës. Në fund të raportit disa faqesh, ata i kërkojnë akuzës shqiptare të kërkoje sqarime nga pala greke për arsyen e mungesës së zemrës. Ekspertët në raportin e tyre, kanë argumentuar edhe shkakun e vdekjes, i cili mendohet se ka ardhur nga dhuna e ushtruar me sende të forta. Si pasojë e kësaj dhune, ekspertët konkludojnë se Karelit i është thyer kafka, kraharori, disa brinjë që i kanë shkaktuar dëmtime në mushkri si dhe hematoma të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Bazuar në këtë raport dhe ankesën e familjarëve, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet që pritet në ditët në vazhdim të marr në pyetje edhe të afërmit me të cilët ditët e fundit Kareli ka komunikuar, që më pas, kjo dosje të përcillet drejt autoriteteve të drejtësisë greke.

Share Button