Raporti i Prokurorisë: Ne 2015 u përgjuan 4099 persona

Gjatë vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë, Gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh ndërsa janë përgjuar 4099 persona.

Shifra bëhet e ditur në raportin vjetor që organi qendror i akuzës ka dorëzuar në Kuvend. Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale.

Ndërkaq në disa raste nga të dhënat e përfituara gjatë përgjimeve, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale të tjera kryesisht për korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.

Edhe per kete vit numrin më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime të kërkuara nga kjo prokurori për 164 procedime penale.

Prioritet i punës se prokurorisë për vitin 2015 ka qene lufta kunder korrupsionit, ku ka një rritje me 49 %.

 

Share Button