Raporti i Lumturisë: Vendet më të lumtura në botë, ja ku renditet Shqipëria

Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Kështu të paktën thotë raporti i Lumturisë që është bërë nga Kombet e Bashkuara. Shtetet më të lumtura ku shumica prej tyre janë nga vendet skandinavia kanë korrupsionin më të vogël në botë, pagat më të larta, kushte të mira jetese dhe lirinë për të jetuar ashtu siç dëshirojnë ata. Më poshtë mund të shihni listën e 10 vendeve më të lumtura në botë:
1-Danimarka
2-Norvegjia
3-Zvicra
4-Holanda
5-Suedia
6-Kanada
7-Finlanda
8-Austria
9-Islanda
10-Australi

Shqipëria është e 109-a në botë sa u takon vendeve më të lumtura, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.
Raporti i hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (SDSN) dhe Instituti i Tokës në Universitetin e Kolumbias u publikua të martën, në prag të Ditës Botërore të Lumturisë (20 mars).

Klasifikimi rendit 157 vende të botës duke marrë për bazë faktorë si të ardhurat vjetore për frymë, prodhimin e përgjithshëm bruto për frymë, shëndetësinë, jetëgjatësinë, pritshmëritë e njerëzve, korrupsionin dhe “të pasurit e dikujt ku të mbështetesh në rast nevoje”.

Sipas raportit, Kosova ndodhet shumë shkallë sipër Shqipërisë, në vendin e 77-të.

Dhjetë vendet më të lumtura gjatë vitit 2015 kanë qenë: Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia.

Kurse në dhjetëshen që mbyll renditjen bëjnë pjesë: Madagaskari, Tanzania, Liberia, Guinea, Ruanda, Benini, Afganistani, Togo, Siria dhe Burundi.

Shtetet e Bashkuara renditen të 13-at, Mbretëria e Bashkuar e 23-a, Franca e 32-a dhe Italia e 50-a.

b0a2e86e0b9e95d5496d61e975ea819b_l

Share Button