Rama: Xhamitë, kishat dhe teqet nuk do të tarifohen si biznese për energjinë elekrike

Xhamitë, kishat dhe teqet do të tarifohen për energjinë elekrike jo si biznes por si familjarë. Ky është një projek i ri i qeverisë shqiptare pas kërkesave të bëra nga komunitetet fetare për të mos paguar fatura energjie në çmimet e një biznesi. Vendimin e tij kryeministri Rama e bëri publike gjatë dorëzimit të lejeve të legalizimit të kishës së Shën Athanasit në Selenicë.

Qeveria ka vendosur që objektet e kultit të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo më tarifa biznesi si deri më sot.

Rama: “Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit”.

 

Share Button