Rama takim me krerët e policisë

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në mesditë me drejtues të Policisë së Shtetit, takim i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

Nëpërmjet një postimi ne Facebook Rama bën të ditur se në fokus të takimit do të jetë ngjarja e Divjakës.

“Në 12 live tv me drejtuesit e policisë për këndin policor të ngjarjes së Divjakës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit”- shkruan Rama në profilin e tij në Facebook”.

Takimi u paralajmërua një ditë më parë nga vetë kryeministri gjatë reagimit të tij në lidhje me ngjarjen e Divjakës.

Share Button