Rama: Ruçi në krye të Kuvendit, PD gabon nëse nuk e voton

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Gramoz Ruçi do të votohet nesër në seancën e parë legjislative parlamentare si kreu i ri i Kuvendit.

Rama deklaroi se me Ruçin në krye të Kuvendit do të nisë një kapitull i ri.
“Në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare, me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në atë vend. Gramozi është shoku i duhur për të investuar besimin tonë. Në emrin e gjithë atyre që na votuan në 25 qershor u them kolegëve demokratë se nëse nuk e votojnë, gabojnë njëherë sepse refuzojnë deputetin më jetëgjatë të parlamentit, por nëse e kundërshtojnë me dogmat e baltës gabojnë 100 herë. Sepse shqiptarët refuzojnë lojën me topa balte sepse duan shtet dhe mirëqenie”, u shpreh Rama.

Megjithatë ai tha se kandidatura e Ruçit do të konfirmohet me votën e shumicës së 25 qershorit, edhe pa atë të opozitës.

Share Button