Rama: Rruga e Arbrit nis pas 45 ditësh

Puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të nisë brenda 45 ditëve dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist se për këtë projekt të rëndësishëm do të diskutohet edhe me Qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

“Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së Rrugës së Arbrit është në përfundim. Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për Drugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm, për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtme kemi çelur diskutimin me Qeverinë maqedonase. Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal”, deklaroi Rama.

Share Button