Rama: Policia, sot institucioni më i besueshëm

Është hapur këtë të martë procesi i aplikimit për Akademinë e Policisë, në një event ku të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Tahiri.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vuri në dukje se, Policia e Shtetit në këto thuajse 3 vite qeverisje të majtë i është nënshtruar një transformimi rrënjësor, që ka rritur profesionalitetin e saj dhe eshte kthyer ne institucioni me te besueshëm për qytetarët.

Ai u shpreh se, ligji i ri i policisë reformoi sektorin e sigurisë, ndërsa shtoi se po rritet niveli mesatar i arsimimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ndërkaq ministri Tahiri, duke saktësuar se këtë herë janë rreth 5 mijë aplikantë për 300 vende, nënvizoi se sot Policia e Shtetit ka nevojë për njerëz të aftë.

Të shërbesh në Policinë e Shtetit nuk është punë si gjithë të tjerat. Duhet të punojmë për të luftuar të korruptuarit dhe për të promovuar të aftët”, u shpreh ai.

 

Share Button