Rama paralajmëron hetim për disa ish-ministra

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se të tjerë ish ministra por dhe ish-zyrtarë të lartë do të çohen në Prokurori për akuzën e korrupsionit apo abuzimeve me detyrën. Para deputetëve të grupit socialist Rama informoi për vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin edhe përmes reformës së thellë në drejtësi ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të  japë rezultate të hetimeve për çështje korrupsioni që janë denoncuar nga qeveria. “Nuk janë ligjet dhe nuk është legjislacioni mbi të cilin vepron që ka penguar apo pengon prokurorinë që të bëjë shumë më tepër se sa ka bërë deri më sot, lidhur me cështje që të cilat për hir së vërtetës ia kemi vënë në dispozicion fare të shkoqura e të gatshme për ti çuar në rrugën e drejtësisë. Çështje që lidhen me zyrtarë të lartë e shumë të lartë çështje që lidhen me korrupsion në një sërë fushash me ndjeshmëri të madhe për publikun. Sidoqoftë në pritje që prokuroria më në fund të japë rezultate të hetimeve që disa herë ka përsëritur se po bën të tjerë ish-ministra do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim nga ana e prokurorisë në javët në vijim dhe të tjerë ish-zyrtarë të lartë do i ndjekin në po atë rrugë. Nuk do të rreshtim në proceset e adutimimeve dhe hetimeve të brendshme. Sigurisht volume është i jashtëzkonoshëm dhe problemet për tu trajtuar janë të jashtëzakonshme por nuk i shmangim kësaj përgjegjësie.”

Share Button