Rama: Nuk ka azil në BE, mos u mashtroni nga grupet kriminale

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar  si struktura kriminale grupet që çojnë drejt Bashkimit Europian shqiptarët që kërkojnë azil. Kryeministri u shpreh se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk do të ofrojë azil ekonomik për shqiptarët, ndaj kërkoi që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve. “Ky është një keqkuptim i madh, i cili shfrytëzohet nga elementë kriminalë për të manipuluar njerëzit duke marrë para dhe duke spekulluar me një situatë ku Gjermania është në kërkim të një numri emigrantësh me profesione shumë të përcaktaura, dhe nuk ka shpallur ndonjë hapje kufish apo ndonjë politikë për të mikëpritur emigrantë që shkojnë aty për arsye ekonomike. Këtë e kemi bërë të qartë dhe do vazhdpojmë ta bëjmë të qartë, por fatkeqësisht njerëzit bien pre e këtyre elementëve kriminalë”, tha Rama .

Share Button