Rama: Nuk do paguani më para për të hyrë në det

Kryeminstri Edi Rama tha se në këtë sezon turistik kryefjalë e qeverisë është pastërtia e plazheve ,si një aset i çmur në përpjekjen për ta kthyer atë në histori suksesi. Duke deklaruar se qeveria e tij nuk premton çudira, Rama u shpreh “I kënaqur nga paraqitja modeste e këtij plani të madh që vihet në lëvizje për herë të parë. Lidhur me infrastrukturën rrugore, shefi i qeverisë theksoi se është e pamundur që rikonstruksioni i disa rrugëve të rëndësishme të përfundojë gjatë këtij sezoni. Kryeministri ndër të tjera siguroi shqiptarët se do marrë fund historia e zaptimit të plazheve nga privatët. “Nuk do ketë plazh ku ligjin e bën privati, ai do ketë me kontratë nga pushteti vendor për të shfrytëzuar atë pjesë që do shfrytëzojë. Do pastrojë pjesën e tij dhe gjithë plazhin tjeter. Kontrata e tij do jetë në funksion të pastrimit. Do marrë fund historia që po shkele rërën do paguash lekë”, tha Rama. Ai shtoi më tej se, “E di që do kemi konflikte, por nuk do tolerojmë asgjë, plazhet janë të popullit shqiptar. Nuk do kenë më detyrim që të paguajnë para për të hyrë në det”, tha Rama. Kryeministri kërkoi maksimumin e përgjegjshmërisë nga të gjithë qytetarët, për të mbajtur pastër zonat turistike. “Pjesë e rëndësishme është ndërgjegjësimi, vetëdija e qytetarëve për tu bërë pjesë e një suksesi turistik për Shqipërinë. Na duhet me patjetër të fitojmë sfidën e një vendi turistik mesdhetar evropian. Nuk mund të jetë një vend që bashkëjeton me plehrat. Asnjë vend ku banjot e diellit konsiderohen si moment kur hidhen çfarë ke në dorë në rërë. Kjo është sfida jonë e parë. Ti kthejmë plazheve pastërtinë dhe paprekshmërinë nga plehrat”- deklaroi Rama.

Share Button