Rama mirënjohës për kontributin e Berishës ndaj Kosovës

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës  janë bashkuar në Kukës në përkujtim të 15 vjetorit të eksodit të Kosovarëve drejt Shqipërisë. Në konferencën “Nga Eksodi tek partneriteti Strategjik”, pjesë e aktiviteteve për këtë ditë, Kryeministri Rama shprehu mirënjohje edhe për ish parardhësin e tij, Sali Berishën për rolin që ka luajtur për pavarësinë e Kosovës. Shefi i qeverisë theksoi se pavarësisht ndasive për gjithçka, në çështjet që kanë të bëjnë me politikën, shqiptarët janë të unifikuar kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. “Në këtë ditë ku ne shqiptarët mund t’i themi vetes, ne ndahemi për gjithçka për çështje politike, por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por që sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve. Kosova ka vlejtur edhe për këtë si burime një fryme që ka arritur t’i unifikojë shqiptarët e Shqipërisë edhe atëherë kur kanë qenë të paunifikueshëm. Sa më të fortë të jenë shqiptarët kudo ku jetojnë, aq më i fortë është kombi ynë dhe aq më fort ne mund të mbështesim njëri- tjetrin për të mbrojtur të drejtat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në Preshevë Maqedoni e kudo.”- deklaroi Rama.

 

 

Share Button