Rama-Meta, takim tek “Vila 30”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmë takime intensive dhe të gjata.

Fillimisht në zyrën e Kryeministrit mbërritën ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin, të cilët kanë qëndruar përreth dy orë.

Menjëherë më pas Kryeministri Edi Rama i është drejtuar “Vilës 30”, ku ka qëndruar sërish për rreth dy orë në një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Të pranishëm në takim kanë qënë edhe minisitri i Drjetësisë Ylli Manjani dhe kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa

Takimi mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit të majtë u zhvillua pas deklaratës së prerë të Metës se reforma duhet të jetë konsensuale dhe se duhet një tryezë politike, qëndrim që bie ndesh me atë të Kryeministrit Rama.

Share Button