Rama: Mario Blejer këshilltar i Guvernatorit të BSH

Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social ka bërë publik emrin e këshilltarit të Guvernatorit të BSH, Gent Sejko.

Këshilltari i Sejkos do të jetë një ekonomisti i famshëm argjentinas i cili ka qenë edhe drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë.

Emri i tij u përfol si i përzgjedhuri i kryeministrit Rama për postin e Guvernatorit të Bankës, pas shkarkimit të Ardian Fullanit.

Por tentativa e Ramës për të emëruar një guvernator të huaj dështoi, pasi Kushtetuta e pengon emërimin e një të huaji në këtë post.

 

Share Button