Rama konfirmon ndryshimet në qeveri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë komunikimit të tij javor në rrjetin social Facebook ka konfirmuar ndryshimet në qeveri që pritet të zyrtarizohen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu pritet të zëvendësohen ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministri i shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Rama gjithashtu ka theksuar se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me kërkesat e opozitës e cila po vazhdon protestën e saj që prej datës 18 shkurt, me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Gjatë drejtimit të qeverisë nga Rama janë bërë disa herë ndryshime, në 3 vitet e fundit.

Share Button