Rama, konferencë në orën 18:00 për debatet e drogës

Tentativa për trafik droge përmes avionit  që u bllokua në Divjakë, ka shkaktuar debate dhe akuza të forta pozitë-opozitë. Ndonëse kanë kaluar katër ditë nga ngjarja, kryeministri Edi Rama, përveç reagimeve në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat lidhur me këtë çështje. Por shefi i qeverisë pritet t’i përgjigjet sot të gjitha pikëpyetjeve të ngritura për këtë ngjarje, në një konferencë të parashikuar për në orën 18:00. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’. Politika shqiptare e shikon në këndvështrime të ndryshme uljen e avionit në Divjakë. Ndërsa për demokratët, ulja e avionit ka nxjerrë në dritë të vërtetën e trafikut të drogës, për mazhorancën qeverisëse ngjarja konsiderohet si një operacion i suksesshëm antidrogë i Policisë së Shtetit.

Share Button