Rama: Akademia e Shkencave duhet të reformohet

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të reaguar mbi debatin që po zhvillohet në media lidhur me Akademinë e Shkencave në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen në këtë institucion.

Përmes një statusi të shkurtër Rama e bën të qartë se ASH duhet domosdoshmërish të reformohet, ose ndryshe nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit dhe do t’i duhet të dorëzojë godinën.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj stop farsës”, shkruan Rama.

Share Button