Qumështi i nënës është ushqimi ideal për të vegjëlit

Qumështi i nënës është ushqimi ideal për të vegjlit. Ai rrit mbrojtjen imunitare të fëmijëve falë pranisë së antitrupave dhe ndihmon në një rritje më të rregullt të trupit të tij.

Ndërkohë prekja me nënën e qetëson dhe e bën që të flejë më mirë. Por tani ka një motiv më shumë për t’i ushqyer të vegjlit me gji: fëmijët jo vetëm që do të jenë më të shëndetshëm, por edhe më inteligjentë.

Çfarë gjetën studiuesit?

Dy karakteristikat prindërore që do të sillnin rezultatet më të mira te të vegjlit do të ishte aftësia për t’iu përgjigjur stimujve emotivë të të vegjëlve dhe edukata e të lexuarit, pra fëmijëve duhet t’i lexoni përralla që kur janë fare të vegjël.

Nënat që ushqejnë me gji fëmijët, siç shpjegojnë ekspertët, kanë tendencë t’i bëjnë të dyja gjërat. Kështu që kleçka e çështjes do të ishte “cilësia e pindërimit” në tërësi dhe jo vetëm qumështi i nënës. “Ushqyerja me gji ka rëndësi në mënyra të tjera, – shpjegon autori i studimit, Ben Gips, sipas të cilave, duke përfshirë këto funksione të thjeshta, por mjaft të rëndësishme prindërore mund të rrisin me 2-3 muaj zhvillimin e trurit të një fëmije 4 vjeç”.

Konkluzione:

Për të arritur në këto konkluzione, ekspertët morën në vëzhgim një kampion prej 7.500 nënash dhe fëmijët e tyre që nga lindja deri në moshën 5 vjeç, duke marrë parasysh ambientin e shtëpisë, lidhjen mes nënës dhe fëmijës, si dhe stimujt emotivë. Duke analizuar të dhënat e mësipërme, duket në mënyrë të qartë se t’i lexosh fëmijës çdo ditë, që kur është 9 muajsh dhe ta ushqesh atë me gji do të thotë të “investosh” për një fëmijë inteligjent. Nëna tani e dini sekretin, kështu që përvishuni “punës”!
Të ushqyerit me gji do të jetë i suksesshëm në shumicën e rasteve nëse:

Nëna ndihet e kënaqur dhe e qetë.

Foshnja është pozicionuar mirë në gji.

Foshnja thith aq shpesh dhe aq gjatë sa dëshiron.

Mjedisi përreth saj e mbështet të ushqyerit me gji.

Pozicionimi i qëndrimit dhe kapja e gjirit:

Të ushqyerit me gji përsëritet disa herë gjatë ditës dhe natës, sipas kërkesës së foshnjës, ndaj është e nevojshme që nëna dhe foshnja të ndihen rehat gjatë këtij procesi.

Për ta realizuar këtë, duhet që foshnja ta kapë mirë gjirin, duke u pozicionuar në mënyrën e duhur:

Koka dhe trupi i foshnjës duhet të jenë në një bosht.

Fytyra e foshnjës përballë gjirit, hunda përballë thithit.

Trupi i foshnjës i puthitur me trupin e nënës.

 

Share Button