Qumështi i bletës dhe efektet kuruese të tij

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë.

Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.

Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi.

Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore

Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin.

Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret:
Hipertiroidise
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundje kronike të mushkërive
Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
Sëmundje të veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
Kancer
Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë.

Share Button