Qumësht për një lëkurë të pastër

Nuk është i panjohur fakti se qumeshti bën mrekulli për lëkurën.

Yndyrnat dhe proteinat në qumësht ndihmojnë për të hidratuar dhe për të parandaluar tharjen e lëkurës.

Duke e pirë qumështin mund të përkeqësohen kushtet e lëkurës duke shkaktuar akne, por duke e përdorur atë në mënyra të tjera ,këto efekte mund të zbuten.

Përdorimi i qumështit si pastrues makeup-i është më i thjeshtë dhe kushton më pak se blerja e produkteve të gatshme.

Për këtë vjen në ndihmë vaji i bajames, të cilin shtojeni  në një tas me qumësht. Me anë të një cope pambuku fshini të gjithë fytyrën.

Ky kombinim do ta lërë fytyrën tuaj pa makeup dhe të freskët.

 

Share Button