Qeveria prezanton skemën e re të pensioneve

Qeveria prezantoi sot skemën e reformës së re të pensioneve e cila nis në janar të 2015. Kyeministri Edi Rama tha se kjo skemë e re e pensioneve nuk do të prekë ata që do të dalin sot në pension por  ata që do të dalin në 2032 duhet të nisin të mendojnë qe sot. Për burrat shtoi Rama vetëm në vitin 2032 do të nisë një rritje e cila synon të shkojë në 67 vjeç, ndersa per grate duke filluar nga janari  I vitit te ardhshem   do të rritet me dy muaj në vit mosha e punës, në mënyrë që që të arrijë mosha 63 vjeç në 2032. Kryeministri e cilësoi  këtë reformë “të domosdoshme” dhe që “koha e kërkon me urgjencë”. “570 mijë pensionistë dhe 700 mijë kontribues, ku të ardhurat nga kontributet janë 510 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet për të gjithë ata që marrin përfitime janë 956 milionë dollarë. Që do të thotë se midis kontributeve dhe pensioneve kemi një grope të përvitshme 430 miliardë dollarë ”, përfundoi Rama.

Share Button