Qëndrimi natën para ekraneve të telefonit verbon sytë

Një burrë kinez i cili i shkroi të dashurës së tij për orë të tëra gjatë natës, rriskoi të verbohej për shkak se retina e tij u shkëput nga pjesa e pasme e syrit. 26-vjeçari e vuajti gjendjen e shkëputjes së retinës pas përdorimit të aplikacionit të mesazheve, WeChat, pothuajse në mënyrë të vazhdueshme ditë dhe natë.

Doktori që diagnostikoi gjendjen e tij, e cila mund të çojë në verbërim, e çoi burrin në kirurgji për një operim të menjëhershëm për të rregulluar problemin. Pa trajtimin e duhur, kjo gjendje mund të çojë në verbim të syrit të prekur. Retina është e ndjeshme ndaj dritës dhe i dërgon mesazhe trurit nëpërmjet nervit optik.

Burri raportoi se kishte pësuar drita të befasishme në shikimin e tij, një shenje e zakonshme kjo se retina është shkëputur. Gjendja ndodhi kur rreshti i hollë mbrapa syrit të personit, retina, filloi të tërhiqej larg damarëve të gjakut që e furnizojnë atë me oksigjen dhe ushqyes.

Ky problem zakonisht ndodh midis moshës 50 – 70 vjeç, por shkencëtarët thonë se një numër i madh i të rinjve vuajnë nga ky problem – dhe smartfonet mund të fajësohen për këtë gjë. E përditshmja mjekësore raportoi se burri kinez i ka shkruar të dashurës së tij vazhdimisht gjatë ditës dhe për disa orë gjatë natës. Yu Bin, një ekspert syri, tha për Want China Times se ky ishte një rast ekstrem, por e shtoi atë si rast të mundshëm për njerëzit që të përjetojnë një shkëputje të retinës si pasojë e përdorimit të shumtë të telefonit.

“Sytë tanë janë zhvilluar për një shikim tre – dimensional – tha Andrea Thau, një optometrist nga qyteti i Nju York-ut për lajmet e NBC.
“Pra, ne përfundojmë duke u mbifokusuar në përpjekje për të gjetur imazhet 3D (dimensional) në një ekran të ngushtë 2D.

Vitin e kaluar një kirurg laseri paralajmëroi se miopia, në mesin e të rinjve është shkaktuar për shkak të smartfonëve. David Allamby, Themelues i klinikave Focus, tha se ka patur një rritje prej 35 për qind në numrin e njerëzve me miopi që nga nisja e smartfonëve në vitin 1997. Ai shtoi se problemi mund të rritet me 50 për qind në dhjetë vitet e ardhshme.

Share Button