Qafë-Botë, sekuestrohen 20 kg marijuanë

Policia kufitare e Qafë-Botës ka sekuestruar sot 20 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë ndersa ka arrestuar edhe transportuesin e saj.

Droga është kapur në automjetin e Andon Mehmetit, i cili e kishte fshehur në parakolpin e parë dhe të pasëm të makinës.

I arrestuari Andon Mehmeti jetonte prej vitesh në Greqi dhe destinacioni i lëndës narkotike ishte pikërisht shteti fqinj.

Policia ndërkohë është duke hetuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Share Button