Putin viziton sot Francën

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë sot drejt Francës ku do të takohet me homologun francez, Francois Hollande, para nisjes së ceremonive që shënojnë 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se lideri rus do të takohet më Hollande më  për të diskutuar disa çështje, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë.

Ushakov ka thënë se Putin do të ketë takime të ndara në të njejtin vend edhe me kryeministrin britanik, David Cameron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ushakov ka thënë se nuk ka të planifikuar ndonjë takim kokë më kokë me presidentin amerikan, Barack Obama.

Por gjatë një interviste dhënë në një radio franceze, Putin ka thënë se nuk do t’i shmanget takimit me asnjë prej liderve që do të marrin pjesë në ngjarjet në Normandi, duke përfshirë edhe presidentin e sapo zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.

 

Share Button