Putin urdhëron tërheqjen e trupave nga Ukraina Lindore

Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat ushtarake të cilat kanë marrë pjesë në stërvitjet në kufi me tri rajonet në Ukrainën lindore, të kthehen në bazat e tyre. Sipas një deklarate të lëshuar, Kremlini ka thënë se trupat që kanë marrë pjesë në stërvitjet në Rostov, Belgorad dhe Bryansk, janë urdhëruar që të kthehen në kazermat e tyre. Ende nuk dihet se sa trupa do të tërhiqen, teksa NATO ka bërë me dije se Rusia ka rreth 40 mijë trupa në kufi me Ukrainën. NATO dhe Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se nuk ka shenja të tërheqjes së trupave nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht deklaratës së Putinit të dhënë më 7 maj, i cili kishte thënë se forcat janë tërhequr nga kufiri.

Share Button