Putin reagon ndaj sanksioneve

Pas sanksioneve të reja të vendosura nga SHBA-ja ndaj 7 rusëve, përfshi këtu edhe Igor Sechin, kreun e kompanisë më të madhe ruse të naftës “Rosneft”, si dhe ndaj 17 kompanive të tjera, ka reaguar Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë se nëse SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë me sanksione ndaj Rusisë për arsye të krizës në Ukrainë, atëherë do të rishikohet prania e kompanive amerikane dhe europiane në sektorë strategjik të ekonomisë ruse. “Nëse sanksionet do të vazhdojnë ne do të shqyrtojmë me kujdes ata që punojnë në sektorë të veçantë të ekonomisë ruse, duke përfshirë edhe sektorin e energjisë”, ka thënë Putin. Të hënën edhe vendet e Bashkimit Europian, pas SHBA-ve, kanë arritur një marrëveshje paraprake për të vendosur ngrirje të tjera asetesh dhe ndalime udhëtimi për 15 persona të tjerë, si pjesë e fushatës për rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë.Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë më tepër agresive me ndëshkimet e saj ndaj Rusisë, krahasuar me Bashkimin Europian.

Share Button