Putin kritikohet për vizitën e tij në Krime

Perëndimi ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, pas vizitës që ka bërë në Krime, për herë të parë prejse gadishulli është aneksuar nga Moska. Vizita e Putinit, të premten në Krime, ka përkuar me përkujtimin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se vizita ka qenë ”provokuese”. Edhe sipas Bashkimit Evropian dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ajo nuk është dashur të ndodhë. Të premten, në lindje të Ukrainës, forcat e sigurisë janë përleshur me separatistët pro-rusë në qytetin Mariupol. Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se janë vrarë 20 ”terroristë”.

Share Button