Pusteci turistik, destinacion dinjitoz për turizëm kulturor

Pusteci i vogël është ‘shtëpia’ e dy monumenteve të mëdha… Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka punuar për rikonstruksionin e sheshit të Pustecit për ta bërë atë një destinacion dinjitoz për turistët gjithnjë në rritje dhe që janë në kërkim të natyrës, kulturës dhe aventurës.

Pusteci i vogël është ‘shtëpia’ e dy monumenteve të mëdha… Ishulli Maligradit – mbuluar nga tisi i historive dhe legjendave, është një monument natyror që mahnit me larmishmërinë gjeologjike dhe biodiversitetin e pasur. Ndërsa, kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në ishull është ndër objektet më me vlerë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Mbishkrimi më i hershëm në muret e kishës daton në vitin 1345, kohë kur filloi zbukurimi i saj me afreske. Bashkia Pustec (sllavomaqedonisht: Општина Пустец) është një bashki në Qarkun e Korçës në Shqipëri. Është njohur zyrtarisht si Komuna Liqenas nga viti 1973 deri në vitin 2013, dhe Komuna Pustec në vitet 2013–2015, ku u shndërrua në bashki sipas reformës administrativo-territoriale.

Share Button