Punimet në rrjet, OSHEE paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike ditën e sotme në Tiranë

OSHEE lajmëron se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë. Përkatësisht nga ora 13:30 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugët “Gjikë Kuqali”, ‘Medar Shtylla’ dhe ‘Grigor Heba’ në kryeqytet.

Mësohet se ndërprerjet e energjisë eletrike ndërmerren pasi po kryhen punime në kabinën pranë stadiumit ‘Dinamo’.

OSHEE bën me dije se punimet po bëhen në kuadër të investimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Share Button