Puna vullnetare dhe përfitimi moral

Ata që kanë përjetuar periudhën para viteve ’90, kujtojnë kohët kur me mjete të ndryshme pune në dorë niseshin për aksion një grup të rinjsh. Diku tjetër disa të tjerë me kova lyenin pemët me gëlqere. Mund të kujtojnë edhe sesi ndërtoheshin hekurudhat gjatë pushimeve verore pavarësisht moshës apo angazhimeve te tjera. Në kohët e demokracisë, puna vullnetare marri një koncept tjetër eshe pse ende shpesh ngatërohet me vullnetarizmin e dikurshëm që në thelb ishte i detyruar apo kundrejt një përfiimi.

Ndaj në emisionin “Sondazh” që u transmetua sot në Radio Kontakt kishte për qëllim të theksonte çfarë është puna vullnetare dhe pse është e rëndësishme angazhimi në të. Në pyetsorin e shërndarë në rrjetet sociale për ndjekësit e radios u pyet se kur ishte hera e fundit që ishin marrë me punë vullnetare. Pjesa më e madhe e tyre rreth 31.6%, ishin marrë me një aktivitet të tillë vite më parë. Ndërsa rreth 21.1% e pjesëmarrësve në pyetsor nuk ishin përfshirë ndonjëherë në punë vulnetare.

Për të diskutuar për këtë temë e ftuar ishte Xhensila Qelasi, aktiviste tepër aktive prej 5 viteve në OJF. Ajo ndau me dëgjuesit eksperiencën e saj në shumë projekte ku ka marr pjesë gjatë kësaj kohe. Ndër të tjera ajo theksoi se të mertesh me punë vullnetare ndjen një përfitim moral dhe aftësohesh për jetën dhe punën. Me këtë nënkuptonte se ndërmjet këtyre aktiviteteve është shkathësuar,ka njohur njerëz të rinj, ka hequr turpin e të folurit në publik etj. Xhensila listoi shumë punë vullnetare që mund të angazhohen të rinjt sot, duke filluar që me pastrimin e territorit ku jetojnë, dhurimi i veshjeve apo mjeteve të ndryshme për personat në nevojë, sensibilizimin e grupeve të caktuara etj.

Në fund të emisionit u dhanë edhe thirrje për të gjithë dëgjuesit që të merren me veprimtari vullnetare pavarësisht moshës. Nëse dhurojmë sikur dhe pak kohë apo përkujdesje për tjetrin, i kthen atij buzëqeshjen.

img_8188

Share Button