Pukë, dëmtohen 500 shtylla tensioni

Reshjet e dendura të dëborës në rrethin e Pukës kanë dëmtuar rrjetin energjetik.

Mësohet se rreth 500 shtylla tensioni në këtë rreth janë dëmtuar ndërkohë që 250 janë rrëzuar plotësisht për shkak të ngarkesës së dëborës.

Po ashtu si pasojë e motit të keq 2000 kg përciellësa janë këputur si dhe janë dëmtuar traversa dhe izolatorë.

Ndërkaq policia bënë me dije se akset rurale Ibalël dhe Fierzë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Share Button