Publikohen të dhënat për avionin e zhdukur malajzian

Qeveria malajziane ka publikur të dhënat satelitore, të cilat janë përdorur për të përcaktuar rrugën e fluturimit të aeroplanit të Malaysia Airlines, i cili është zhdukur më 8 mars. Asnjë gjurmë e aeroplanit, ende nuk është gjetur. Një ekip ndërkombëtar hetimi i udhëhequr nga Malajzia, ka ardhur në përfundim, që aeroplani kishte fluturuar në jug ndërsa e kishte humbur kontaktin me radarët, 90 minuta pas ngritjes.
Hetuesit besojnë se avioni ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian.
Disa nga  familjarët e 239 personave që  kanë qenë në aeroplanin e zhdukur, kanë kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të këtij rasti, ndërsa kanë kërkuar që të formohet një ekip i pavarur i cili të shqyrtojë të dhënat që janë në dispozicion. Autoritetet besojnë, se avioni e kishte devijuar rrugën qëllimisht nga rruga që ishte planifikuar të shkonte.

 

Share Button