Pse nuk ju zë gjumi kur ndërroni ambjent?

Mezi ju zë gjumi kur flini në një vend tjetër që nuk është shtëpia juaj? Nuk e ka fajin dysheku, çarçafët apo jastëku, por truri.
Sipas një studimi të ri të publikuar në “Current Biology”, rezulton se gjysma e trurit qëndron në “alert” kur flini në një vend të ri, të paktën natën e parë që jeni jashtë shtëpisë.

Shkencëtarët e zbuluan këtë pasi studiuan një grup të vogël njerëzish, të cilët fjetën në laborator, ndërsa në sfond i vendosën muzikë të qetë.Shumë prej jush mund të mendojnë se, kush do të flinte në një laborator me një grup shkencëtarësh që po i vëzhgojnë? Por personat që pranuan të ishin pjesë e këtij studimi janë njerëz që bëjnë gjumë të mirë, të paktën natën e dytë që ishin në laborator.

Shkencëtarët janë në dijeni të këtij fenomeni prej kohësh. Ata kanë edhe një term shkencor për të, të njohur si “efekti i natës së parë”.

Share Button