Pse nuk duhet ta ndërrojmë shpesh fjalëkalimin?

Fjalëkalimi i kompjuterave, telefonave, email-it apo rrjeteve të tjera sociale është një ndër proceset me të cilin duhet të bëni kujdes.

Nëse më parë keni dëgjuar se është mirë ta ndërroni shpesh fjalëkalimin, studimet e fundit tregojnë se një gjë e tillë nuk është e këshillueshme sepse ato mund të bëhen lehtësisht të thyeshëm nga hakerët.

Studimi është realizuar në universitetin e Karolinës së Veriut dhe tregoi se njerëzit që i ndërrojnë shpesh fjalëkalimet janë më të rrezikuar që këto t’ua zbulojë dikush.

Arsyejë ka të bëjë se shumica nuk mundohen dhe nuk e lodhin fort trurin që të vendosin fjalëkalime të vështira, e në këtë mënyrë bëhen pre e hakerave.

 

Share Button