Pse na flihet gjumë, kur bie shi?

Zhurma e valëve të oqeanit dhe të shiut i vë në gjumë njerëzit, por a e keni menduar ndonjëherë përse kjo zhurmë është aq qetësuese?

Sipas një studimi të ri, truri këta zëra i interpreton si “jokërcënuese” dhe mund ti përdor ato që të bllokojnë zhurmat alarmuese.

Universiteti i Pennsylvanias ka gjetur se disa zhurma negative mund t’i zgjojë njerëzit nga gjumi, zhurma e shiut mund të qetësojë trurin.

Orfeu Buxton ka hulumtuar dallimet e zërave kërcënues dhe jo kërcënues.
Në një ambjent të ngjashëm me spitalin, alarmet me intensitet më të ulët se 40 decibelë, ka zgjuar nga gjumi 90 % të kohës.

Në anën tjetër, zhurma qetësuese e shiut ndihmon trurin që të bllokojë zhurma të tjera shqetësuese.

“Këta zëra të ngadalshëm dhe të qetë janë jokërcënues për trurin dhe shërbejnë për të qetësar njerëzit”, ka thënë Buxton

Share Button