Pse facebook të bën të ndjehesh prind i keq?

Është e këndshme të shohësh foto të miqve tanë në facebook ndërsa janë në një festë apo me pushime me familjen, por ndonjëherë ato kthehen në burim serioz krahasimi. Nëse fillon të krahasosh, mbase pushimet tuaja familjare nuk kanë qënë kaq “perfekte” sa ato që ju shihni në profilet e miqve tuaj. Po si ndikojnë këto krahasime në vlerësimin që ju i bëni vetes si prind?

Një studimi fundit ka trajtuar pikërisht këtë çështje duke vëzhguar 749 nëna rreth përdorimit të rrjeteve sociale, krahasimit që ato bënin me të tjerët dhe nivelit të vetëbesimit si prind.

Rezultatet treguan se sa më shumë e krahasonin nënat veten me të tjerët në rrjetet sociale, aq më të papërshatshme e shikonin veten si prind dhe aq më shumë ndjeheshin të lodhura nga roli i nënës.

Ajo që duhet kuptuar këtu është fakti që media sociale imponon imazhet perfekte. Rrallë herë postohen foto të rrëmujës që ka bërë fëmija, apo koshi me rroba të palara që ka një javë aty. Media sociale nuk paraqet historinë e plotë ndaj ushtron shumë presion krahësues mbi njerëzit.

Share Button