Pse duhet të rregullohen dhëmbët e qumështit?!

Dhëmbët e qumështit kanë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të fëmijës, në të ushqyerit, në të folurit dhe natyrisht në estetikën dhe mirëqenien e fëmijës.

Sipas studimeve të shumta shkencore, shtetet në zhvillim kanë në përgjithësi një shëndet dhe edukim më të ulët oral. Po ashtu ekziston një pikëpamje tjetër e mirëmbajtjes së dhëmbëve tek shtetet në zhvillim, ku gjithnjë dhëmbët e qumështit kanë një rol jo aq të rëndësishëm duke pas parasysh se ata do të zëvendësohen.

Një faktor tjetër sipas studimeve është se në zonat rurale, humbja e dhëmbit të qumështit vlerësohet si pjesë e “pjekurisë” apo rritjes së fëmijës dhe për këtë arsye nuk vlerësohet si humbje.

Pse duhet të rregullohen dhëmbët e qumështit?!

Ka disa arsye përse duhet që dhëmbët e qumështit të rregullohen si:

Që fëmija të mosë ketë dhimbje të dhëmbit dhe infeksione të ndryshme, si komplikime që vijnë nga kariesi i thellë.

Fëmija duhet të jetë në gjendje për t’u ushqyer dhe përtypet pa vështirësi.

Fëmija me karies të tepërt, e ka shumë të vështirë për të pastruar dhëmbët dhe s’mund të ketë një higjienë të mirë në gojë.

Nëse nuk rregullohen dhëmbët, bëhen foleja e shumë baktereve.

Dhëmballët e qumështit kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e vendit për dhëmballët e përjetshme, në qoftë se do të hiqen para kohe, kjo për shkak të kariesit, kjo do të ndikojë në estetikën e dhëmbëve. Mund të dalin shtrembër.

Kariesi, do të ndikonte në mënyrë indirekte tek vetbesimi i ulët i fëmijës, kjo për shkak të estetikës të gojës.

Poashtu, kariesi ndikon shumë edhe në sëmundjet si: Diabeti, leukemia e artriti kronik. Fëmijët me një diagnozë të tillë duhet të kenë një shëndet të mirë oral dhe të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e stomatologut.

Share Button