Pse duhet të hani sa më shumë ftonj

Ftoi ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme. Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale.

Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut.

Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

 

Share Button