Protestë në Rripin e Gazës pas ndalimit të ezanit

Ndalimi i këndimit të ezanit gjatë orëve të caktuara nga ana e Izraelit është protestuar nga myslimanët e Rripit të Gazës.
Deputeti palestinez Muhammed Shihab pjesëmarrës në protestë pas miratimit të ndalesës për këndimin e ezanit nga ana e parlamentit izraelit e cilësoi si një “krim që ka në objektivë të gjithë myslimanët”.

“Populli ynë nuk do të lejojë që ky vendim të zbatohet në Jerusalem apo ndonjë vend tjetër” tha Shihab dhe i bëri thirrje tërë myslimanëve që të përpiqen kundër vendimit “racist” të Izraelit.

Ndërkaq edhe zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq tha se duan të jenë të bindur nëse nga Kombet e Bashkuara tregohet respekt për liritë fetare.
Ditën e mërkurë, Projektligji, i cili ndalon këndimin e ezanit me altoparlantë mes orës 23.00-07.00, u miratua në votimin e parë të bërë në Knesset.
Me qëllim që projektligji të hyjë në fuqi është e nevojshme që ai të miratohet edhe në dy sesione të ndara të Knessetit.
Qeveria izraelite edhe myslimanëve në burgje herë pas here u zbaton ndalim të këndimit të ezanit.

Share Button