Protestë në Gjenevë për “burgjet” e Asadit

Opozitarët e Sirisë dhe një organizatë e shoqërisë civile kanë mbajtur një protestë përpara zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për lirimin e mijëra të dënuarve që mbahen në burgjet e regjimit të Bashar al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Opozitarët e ardhur për të marrë pjesë në raundin e 6-të të bisedimeve për Sirinë dhe përfaqësuesit e organizatës së shoqërisë civile siriane “Families of Freedom” janë mbledhur në sheshin “statuja e karriges së thyer” e cila simbolizon luftën kundër dhunës së armatosur kundër civilëve përpara zyrës së OKB-së.

Protestuesit në duar kanë mbajtur fotografitë e të dënuarve në burgje fati i cilëve nuk dihet, si dhe ka tërhequr vëmendjen se ato kanë mbajtur në duar edhe fotografi fëmijësh.

Kryetari i Komitetit të Lartë Negociator, Nasır el-Hariri, në tendat e vendosura në tokë ka shkruar në arabisht emrat e të dënuarve që mbahen në burgje.

Në një deklaratë për shtyp të bërë nga Families of Freedom u kërkua që regjimi i Asadit të lirojë menjëherë të burgosurit nga të gjitha burgjet, ushtrimin e presionit mbi regjimin nga komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje, deklarimin e emrave dhe arsyeve për të dënuarit e vrarë në burgje si dhe gjykimin e fajtorëve nën vëzhgimin e OKB-së në gjykatat ndërkombëtare.

– “Regjimi i Asadit nuk ngopet duke vrarë njerëz”

Kryetari i Kuvendit Turkmen të Sirisë i cili ka marrë pjesë në protestë, Emin Bozoğlan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se vazhdojnë rezistencën kundër persekutimit të regjimit të Asadit.

“I bëjmë një thirrje të re kryesisht OKB-ve, SHBA-ve, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që të ndalojnë luftën e cila vazhdon në Siri. Shpresojmë që kjo thirrje e jona të dëgjohet dhe lufta të përfundojë”, është shprehur Bozoğlan.

Duke rikujtuar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit se regjimi i Asadit ka vrarë mijëra persona në burgun Saydnaya dhe se trupat e tyre i ka djegur në furrë, Bozoğlan ka theksuar: “Regjimi i Asadit ka filluar dhe vazhdon këtë luftë. Asadi nuk ngopet duke vrarë njerëz. Që prej 6 vitesh ka vrarë më shumë se 600 mijë sirianë. Ne e dimë shumë mirë se ka vrarë njerëz nëpër burgje. Sepse edhe të afërmit tanë turkmenë janë vrarë nëpër burgje. Kërkojmë që tashmë ti jepet fund këtij zullumi”.

Share Button