Protestë kundër Trump në Bruksel

Mijëra persona protestuan kundër ardhjes së presidentit amerikan Donald Trump në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, i cili para zgjedhjes së tij si president e kishte cilësuar këtë qytet “Gropa e Ferrit”.

Trump është protestuar për ardhjen e tij në Bruksel të cilin ai përpara zgjedhjes së tij si president e kishte quajtur si “Gropa e Ferrit”. Trump ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive dhe shteteve anëtare të NATO-s si dhe për të zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së dhe të Belgjikës.

Mijëra persona me thirrjen e bërë nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Belgjikë për të protestuar kundër Trumpit janë tubuar në stacionin verior të trenit në Bruksel i cili ka qenë vendi pritës për shumë institucione të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe parulla të ndryshme me mbishkrimet si “Ndaleni Trumpin”, “Hiqi duart e vogla nga të drejtat e mia”, “Ndryshimi klimaterik nuk është gënjeshtër”, “Qëndro larg gropës tonë të ferrit”.

Grupi ka brohoritur sllogane kundër presidentit amerikan Trump dhe ka marshuar deri në sheshin e Bursës në qendër të qytetit.

Ndërsa policia belge ka marrë masat e sigurisë përreth protestës e cila ka zgjatur afërsisht tre orë.

Share Button