Protestë kundër islamofobisë para Shtëpisë së Bardhë

Në Washington të SHBA-ve, para Shtëpisë së Bardhë është protestuar kundër islamofobisë dhe kundër racizmit.

Në protestën e organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Zëri i hebrenjve për Paqe” dhanë mbështetje edhe shumë organizata të tjera, si Muslimanët Amrikanë për Palestinën, Codepink, Qendra e Paqes Washington, Forumi për Politikën e Grave Muslimane Amerikane.

Pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si “Muslimanët dhe hebrenjtë bashkë janë më të fortë”, “Jemi kundër racizmit”, “Është e drejta juaj të trajtoheni me respekt”.

Në mesin e grupit i cili përbehej më shumë nga hebrenjtë ka patur janë hedhur sloganet “Ndodhemi në krah të muslimanëve”.

Në një deklaratë për shtyp të bërë në emër të grupit duke u tërhequr vëmendja për retorikat kundër Islamit dhe racizmit në kohën e fundit në SHBA, është bërë thirrje që qeveria e Donald Trumpit që do të fillojë detyrën më 20 janar 2017 të mbrojë vlerat amerikane.

Ndër të tjera në deklaratën ku vihet në dukje se nuk do të qëndrohet në heshtje kundër retorikave dhe krimeve të urrejtjes ndaj muslimanëve, u kërkua që ti jepet fund mbajtjes nën mbikëqyrje të komuniteteve muslimane, arabe dhe të aziatikëve jugorë.

Gjithashtu në deklaratë është bërë thirrje që SHBA-ja ti japë fund politikave që me pretendimin e “luftës kundër terrorizmit” ka në objektiv muslimanët dhe që reflektojnë gabim Islamin. Pas deklaratës grupi është shpërndarë.

Share Button