Protestë kundër Islamofobisë në Zvicër

Në Lozanë të Zvicrrës u organizua një protestë kundër islamofobisë, menjëherë pas dhunimit të varrezave të muslimanëve në këtë qytet, njofton faqja Safir News. Sipas të njëjtit burim, mbi 500 veta marshuan në qendër të Lozanës me pankarta ku shkruhej: “Jo Islamofobisë, nuk dorëzohemi përballë racizmit”.

Protestuesit shprehën indinjatë për aktet e dhunshme e të turpshme të kryera ndaj varreve të muslimanëve në varrezat e qytetit sviceran. Akte që u shoqëruan me shkrime mbi mure ku ofendoheshin muslimanët dhe bëhej thirrje të dëboheshin nga vendi.

Unioni Musliman, në rajonin Vaud ku dhe ndodhen varrezat e dhunuara, në një komunikatë të posacme shprehu “pikëllimin e thellë”në lidhje me ngjarjet, të cilat cenojnë paqen e të vdekurve dhe të gjallëve njekohesisht, por bëri thirrje për vetpërmbajtje dhe ruajtje të paqes sociale në qytet, si dhe distancim nga cdo veprim i dhunshëm, në mënyrë që alte të tilla mos përsëriten.

Shoqatat zvicerane fajësuan retorikën ekstreme të së majtës politike në Zvicer si një nga frymëzuesit kryesorë të akteve kundër muslimanëve në vend, si dhe bënë thirrje për mundësinë e vendosjes së kamerave të vëzhgimit në varrezat muslimane.

Share Button