Protestë kundër Indisë në Xhamu Kashmir

Një protestues ka humbur jetën në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë në protestat e organizuara pas vrasjes së dy liderëve kryengritës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyrtarët e policisë në operacionin ndaj kryengritësve në fshatin Karipora, në jug të Xhamu Kashmirit, ndodhi një përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe popullatës vendase.

Si pasojë e vrasjes së dy liderëve kryengritës, popullsia hinduse ka mbajtur protesta ndërsa gjatë këtyre protestave ka humbur jetën një protestues dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Në protestat që u zgjeruan edhe në rajonet tjera të Kashmirit, studentët bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë.

Rajoni i Xhamu Kashmirit, vend ky i populluar me shumicë muslimane, është zonë e diskutueshme për sa i përket sovranitetit në mes të Indisë dhe Pakistanit.

Në ngjarjet e dhunshme në këtë rajon, deri më sot kanë humbur jetën të paktën 70 mijë njerëz.

Grupet muslimane kryengritëse në Xhamu Kashmir që nga viti 1989 luftojnë për pavarësi ose bashkim me Pakistanin.

Share Button