Protestë banorë në Gaza, mbështetje të burgosurve palestinezë

Me qëllim të mbështetjes së të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, në Rripin e Gazës u organizua një protestë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit e mbledhur përpara ndërtesës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, mbanin në duar fotografi të të burgosurve dhe pankarta ku kërkonin lirimin sa më shpejtë të palestinezëve nga burgjet izraelite.

Babai i Shadi el-Bab, një prej të burgosurve palestinez, Ramazan el-Bab në një deklaratë për AA ka thënë se “Jemi mbledhur këtu për t’i mbështetur fëmijët tanë që në një dhimbje të madhe, i nënshtrohen trajtimeve jonjerëzore”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, për të vepruar kundër shkeljeve të Izraelit, Bab tha se “Kërkojmë zgjidhje për problemet e fëmijëve tanë të cilët abuzohen nëpër burgje dhe kanë mungesë të ushqimit, ilaçeve dhe veshmbathjes”.

Sipas të dhënave të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë të burgosur.

Share Button