Protestat në Venezuelë, shkon në 40 numri i viktimave

Në përleshjet e protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave në Venezuelë kanë humbur jetën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Venezuela është goditur nga kriza shoqërore, ekonomike dhe politike, ndërsa vala e re e protestave filloi më 4 prill, kur Gjykata Supreme mori kompetencat mbi Kuvendin Popullor, që është nën kontroll të opozitës.

Ndonëse gjykata ndryshoi vendimin, protestat nuk kanë ndaluar. Në rajonin e Tchire në kufi me Kolumbinë, janë mbajtur dy protesta të ndara në të cilat për vdekje pësuan dy persona, 18 vjeçari Luis Alviarez dhe 33 vjeçari Diego Hernandez. Në të gjithë vendin gjatë protestave njëmujore kanë humbur jetën 40 persona. Janë djegur automjete dhe objekte.

Në rajonin Carabona tre policë morën lëndime të rënda trupore. Liderja e opozitës Maria Corina Machado porositi se dëshiron që mbarë bota të shohë atë që po ndodh në Venezuelë. Siç tha, bëhet fjalë për një regjim të korruptuar i cili vranë dhe mban qytetarët në okupim.

Protestat u intensifikuan në fillim të muajit kur studentët refuzuan dekretin e presidentit Nicolas Maduro me të cilin ndryshohet Kushtetuta të cilën në vitin 1999 e ka zbatuar ish-presidenti shumë popullor, Hugo Chavez. Maduro theksoi se ndryshimet janë të domosdoshme për të kthyer paqen në vend.

Opozita akuzon qeverinë për krizën ekonomike dhe kërkon zgjedhje të parakohshme si dhe lirimin e më shumë se 100 të burgosurve politik.

Ata pohojnë se vendimi për ndryshimin e Kushtetutës është tentim për të tërhequr vëmendje nga problemet në vend dhe shtyrjen e mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas të dhënave të Forumit ndëshkimor të Venezuelës, një grup që përcjell sistemin e burgjeve dhe të burgosurit, në protesta deri më tani janë plagosur më shumë se 400 persona ndërsa rreth 1.700 janë në paraburgim.

Share Button