Protestat në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Kryeprokurorja e Venezuelës, Luisa Ortega, ka njoftuar se një person njëzetvjeçar është vrarë nga forcat e sigurisë në protestat antiqeveritare që po vazhdojnë në vend prej gjashtë javësh, ku numri i përgjithshëm i viktimave si rezultat i protestave është rritur në 55, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media, Ortega ka theksuar se nga 55 personat e vdekur në protesta, gjysma janë vrarë nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë apo ushtarët.

Duke theksuar se në protesta po ashtu një mijë persona janë lënduar, Ortega ka thënë se njëzetvjeçari ka humbur jetën pasi është një bombë lotësjellëse e hedhur nga policia e ka qëlluar atë.

Kjo deklaratë e Ortegas nuk është transmetuar në televizionin shtetëror të Venezuelës, i cili, nga ana tjetër, transmeton shumicën e deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.

Pakënaqësia shoqërore në Venezuelë që ka buruar nga mungesa ushqimore, inflacioni i lartë dhe niveli i lartë i krimeve, u shndërrua në protesta pasi Gjykata e Lartë e kontrolluar nga qeveria e kryesuar nga Nicolas Maduro më 31 mars deklaroi se ka marrë kompetencat e Kongresit.

Për viktimat, opozita fajëson policinë dhe milicët proqeveritar për përdorim të forcës joproporcionale. Nga ana tjetër, Maduro thekson se dhunë është nxitur nga radikalët djathtistë që marrin pjesë në protesta në bashkëpunim me bandat kriminale.

Share Button