Protesta pro muslimanëve dhe kundër Trumpit në SHBA

Përfaqësuesit e grupeve muslimane dhe atyre kundër Trumpit iu janë kundërpërgjigjur me protesta disa protestave dhe veprimeve kundër Islamit të kryera në të njëjtën kohë në disa qytete të SHBA-ve nga grupi ”ACT for America’,’ i cili njihet për islamofobinë dhe racizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh amerikanësh që janë kundër Trumpit dhe ofrojnë mbështetje për muslimanët me pankarta në duar kanë marshuar në rajonin Manhattan të New Yorkut duke brohoritur me slogane kundër Trumpit dhe racizmit.

Protestuesit kanë brohoritur me slogane si “Jo Trumpit, jo SHBA-ve fashiste”, “Thuaje hapur dhe me zë të lartë: Mirë se erdhët këtu muslimanë”, “Të gjithë jemi muslimanë, të gjithë jemi emigrantë”, “Fashistë shporruni” si dhe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Jemi në solidarizim me vëllezërit tanë muslimanë”, “Mos lufto me emigrantët, por me injorancën” dhe “Ky vend është themeluar nga emigrantët”.

Mohammed Naeem, i cili ka marrë pjesë në protestë në mbrojtje të muslimanëve dhe i cili ka organizuar një prej protestave në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se e konsideron si shumë të rëndësishe mbështetjen e dhënë për komunitetin musliman nga të huajt në një kohë kur kryhen protesta kundër Islamit.

Duke vënë në dukje ata paragjykohen kryesisht nga një pjesë e caktuar e shoqërisë amerikane, madje ato ndiejnë shqetësim për praninë e tyre, Naeem tha se pavarësisht kësaj edhe ndaj tyre tregohen të respektuar, por se luftojnë që shoqëria të reagojnë kundër këtyre sjelljeve.

Pasi ka bërë të ditur se çdo fe, çdo shoqëri kanë grupe ekstremiste, Naeem tha se “Idetë nuk mbrohen me dhunë dhe separatizëm. Rruga më e mirë për këtë është të flasësh, të duash dhe përpiqesh për të kuptuar njëri-tjetrin.”

Ndër të tjera bëhet e ditur se është arrestuar një amerikan i cili ka ardhur në mbrojtje të muslimanëve, si dhe një nga organizatorët e protestës anti-islame Frank Morganthaler është dërguar në spital.

Mbështetje serioze për muslimanët në Chicago

Edhe në Chicago të Illinois-it janë zhvilluar protesta anti-islame, ku kundër në protestës përpara Trump Tower, është zhvilluar një protestë me pjesëmarrjen e qindra personave të përbërë nga përfaqësues të grupeve muslimane dhe anti-Trump.

Gjithashtu theksohet se ka patur momente tensioni pasi janë hapur pankarta me përmbajtje kundër profetit Muhammed dhe Islamit.

Disa nga protestuesit që mbanin veshje me flamur amerikan është vërejtur se kanë vendosur kapele me mbishkrime me sloganet e fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump.

Ndaj grupit i cili është marrë nën mbrojtjen e policisë dhe i cili ka hedhur fyerje dhe kërcënime, krahas përfaqësuesve të grupeve muslimane dhe atyre anti-Trump janë shprehur reagime të ashpra edhe nga banorët e Chicago-s që kalonin aty pranë.

Share Button